Gastronomët e Kosovës e shpallin “non grata” Hotin me kabinet: S’ka kafe për Qeverinë

Gastronomët e Kosovës e shpallin “non grata” Hotin me kabinet: S’ka kafe për Qeverinë

Pas njoftimit të masave të reja për parandalimin e transmetimit të koronavirusit nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (SHGK).

Ata kanë vendosur që të mos iu shërbejnë më kafe qeveritarëve.

Përmes një postimi në Facebook, shoqata thotë se i ka shpallur “non grata” anëtarët e Qeverisë së Kosovës.

“S’ka konsideratë për neve, s’ka kafe për juve. Shoqata e Gastronomëve në emër të gjithë anëtarëve shpall Qeverinë e Kosovës NON GRATA (të padëshirueshëm). Nuk do t’ju shërbejmë në kafe, bare dhe restorante. Vendimi hyn në fuqi menjëherë’, thuhet në njoftim.

Shoqata e Gastronomëve është deklaruar dhe ka protestuar kundër masave të marra nga Qeveria, si mbrojtje nga Covid.

Tutje, shoqata ka parashtruar edhe mënyrën e projektimit të kësaj pakoje.

“1. Subvencionimi i shpenzimeve operative deri në përfundimin e pandemisë (mbulimet e qirasë, pagat e punëtorëve);

2. Shtyrje të afatit të kësteve të kredive dhe kthimit të mbitërheqjeve deri në përfundimin e pandemisë;

3. Pagesa direkte për bizneset e gastronomisë, sipas vlerësimit të situatës;

4. Lejimi i shërbimeve me porosi (delivery) pas orës 19:00, edhe në komunat me rrezikshmëri të lartë”.

Ata, në rast se nuk plotësohen këto kërkesa përbrenda shtatë ditëve, kanë paralajmëruar për reagime të ashpra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy