Kadife Karriqi gdhend shqiponjën me fruta: Punën e bëj me thikë të lirë, marrë shumë porosi

Kadife Karriqi gdhend shqiponjën me fruta: Punën e bëj me thikë të lirë, marrë shumë porosi

Artistja Kadife Karriqi sollo “Shportën e pavarësisë” në emisionin “Zgjohu me MCN”, duke gdhendur shqiponjën me fruta.

Ajo rrëfeu pasionin e saj për gdhendjen në fruta, por më tej edhe në dru, për të rezistuar më gjatë.

Fruti bëhet për atë ditë dhe nuk reziston më, por mendova që ta punoja në dru sepse ngelet. Për dhurata janë gjëra të bukura.

Më është dashur tre orë që të gdhend frutat dhe portretin e Skënderbeut se ka detaje të imta.

Në fillim punoja më ngadalë, tani ikën thika vetë. Punën e bëj me thikë të lirë, por fruti është mirë që të jetë i fortë.

Frutat nuk ndryshojnë ngjyrë se i lyej me lëng limoni. Në fillime punët e mia i kam bërë për qejf, ndërsa tani i bëj të gjitha me porosi.

Realizoj dasma, ditëlindje me shporta me fruta. Dhe sot kam bërë porosi, madje marrin dhe buqeta me fruta.

Por dhe me pjesën e druve kam pasur shumë kërkesa, ku brenda në shqiponjë kam bërë dhe portrete.

Kam mbi 100 punime për pjesën patriotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy