
Një gabim i stafit mjekësor që çon në vdekjen tragjike të dy pacientëve. Rasti i rrallë është regjistruar dhjetë ditë më parë në spitalin “San Giovanni Evangelista” në Tivoli, provincë e Romës.
Njëri prej pacientëve duhej dërguar në kirurgji, ndërsa tjetri në reanimacon. Por stafi i ka ngatërruar dhe për pasojë kanë shkuar të dy në repartet e gabuara.
Kurat dhe trajtimet mjekësore në të dy repartet nuk u kanë hyrë në punë pacientëve, të cilët kanë ndërruar jetë.
Ky rast pakujdesie dhe neglizhence po hetohet, ndërsa trupat do t’i nënshtrohen autopsisë.
Alarmi për ngatërresën është lëshuar nga familjarët e njërit pacient, i cili ka përfunduar nën bisturinë e mjekëve, në vend që të trajtohej në reanimacion.
Ndërsa pacienti tjetër fatkeq, i cili kishte nevojë urgjente për operacion, ka humbur jetën në reanimacion.



