Industria e Fasonëve ka përkeqësuar treguesit përgjatë gjithë vitit ndërkohë që janë rritur edhe falimentet e subjekteve të sektorit.
Lidhur me këtë në ‘MCN Economy’ Edvin Prençe nga industria e prodhimit, u shpreh se aktualisht është tepër vonë për të menduar për zgjidhje dhe se ka një neglizhencë të shtuar nga ana e institucioneve.
Ai tha se kërkesa e tyre nga institucionet është mbështetja për këtë sektor pasi nuk ka një strategji zhvillimi dhe mbështetjen e prodhuesve.
Mendoj se ka arritur në një pikë që është e vështirë të ketë një ngritje dhe duhet të numërojmë viktimat nga kjo luftë që ka kapluar sektorin. Vetëm nga të dhënat e ISNTAT ka pasur një rënie me 20% të punësimit, pra ka një humbje në rreth 11 mijë vende pune dhe kryesorja është se fabrikat e mbyllura janë në zonat rurale ku s’ka një zhvillim ekonomik.
Është pak vonë për të menduar për zgjidhjet por nuk është vonë nëse ka dëshirë nga institucionet përgjegjëse për të ndihmuar. Ministria e financave ka nisur takime të ndryshme, kemi kërkuar një garanci sovrane që mbaroi në tetor që në fund të ditës ishte një kredi por që nuk pati një përgjigje pozitive, pra ka një neglizhencë totale nga institucionet.
I pyetur mos ndoshta krahu i punës ka ikur, Prençe tha se absolutisht që qëndron ky argument por kemi mbi 3 vite që i kërkojmë institucioneve përgjegjëse që të mbështesin këtë sektor, të fillojmë të krijojmë brendet tona.
Një tjetër element të rëndësishëm që ka ky sektor është se ka një eksperiencë ky sektor dhe ka akoma të gjitha mundësitë për të bërë të mundur disertfikimin. Sektori jonë zë mbi 40% të ekonomisë dhe asnjëherë s’janë preokupuar por janë lënë pas dore.
Sa i përket pagave nuk ka një rënie të tyre, por ka mungesë të theksuar likuiditeti dhe për të paguar detyrimet që gjenerohen nga ky aktivitet, ka një përqindje të lartë. Biznesi në momentin që ka një krizë në mungesë të ulët për të prodhuar dhe likuiditeti detyrohet të bëjë një shkurtim të vendeve të punës.
Në janar do shohim dhe dëgjojmë se shumë biznese për fat të keq nuk do të hapin dyert, prandaj duhet të kishte më tepër ndjeshmëri nga ana e qeverisë që ky sektor të përmirësohej.
Në shumë vite kemi respektuar të drejtat doganore në Evropë dhe këtu Shqipëria është nga vendet më të prekura për detyrimet doganore.
Po humbasin prodhuesit vendas, dhe po fiton importuesi. kjo sepse ka një neglizhenca nga institucionet që çojnë në këtë situatë pasi kemi një rënie me 15% të eksporteve. Banka e shqipërime nuk duhet të kishte lejuar që kontrata e shitblerjes të bëheshin në euro.



