
Zyra e Rregullatorit të energjisë në Kosovë vendosi të martën rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Sipas Bordit të drejtorëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, të gjithë ata që konsumojnë mbi 800 kilovatë do të faturohen me tarifat shtesë.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha përmes një komunikimi me edicionin e lajmeve në MCN TV, se energjia elektrike është rritur me 104 përqind më shumë përsa ishte dje. Ai ironizoi me faktin se me standardet e rritjes së këtij çmimi, Kosova tashmë de facto, është futur në Evropë,
“Zyra Rregullatore e Energjisë, e dirigjuar nga Qeveria e Kosovës, ka marrë një vendim shumë të rëndë për qytetarin, konsumatorët e biznesin duke e shtrenjtuar me 104 përqind, më shumë se çmimi i djeshëm. Kjo është një ngarkesë tepër e madhe, kur duhet pasur parasysh faktin se në Kosovë rreth 400 mijë qytetarë të vendit jetojnë në varfëri të skajshme me 1 € në ditë dhe kur paga minimale është 170 €.
Me këtë, tashmë dihet se Kosova me ngritjen e çmimeve ia kalon shteteve të Ballkanit Perëndimor, kur ishte me çmim më të ulët, tanimë ja kalon Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Bullgarisë. Ne kemi çmimin aktual me standardë të shtetit kroat, prandaj me ato standarde të çmimit, lirisht kemi hyrë në Evropë.
Vendimin e qeverisë për një subvencionim me 100 milionë euro për të zbutur pasojat, Shahini e sheh si të panevojshme të cilësohet si i tille, sepse sipas tij, ato janë mbledhur nga taksat e qytetarëve, kurse sugjeron që qeveria duhej të kishte përgatitur me kohë një strategji për krizën energjetike në vend.
“Është e vërtetë që energjia elektrike është blerë shumë shtrenjtë, por për këtë nuk janë fajtor qytetarët dhe bizneset, janë fajtor qeveria e ZRRE, s’kanë bërë një strategji për blerjen, por e kanë blerë në pikun dhe aty është shumë shtrenjtë. Kjo nuk është e befasishme, ne kemi shpesh mungesë të energjisë elektrike në dimër, dhe shpesh kemi blerë, dje janë paguar 2.5 milionë euro për importin e energjisë, por para kësaj, duhet bërë pyetja se sa janë mbledhur dje tatime nga qytetarët, dhe subvencionet janë nga taksapaguesit e bizneseve, dhe të gjitha ato shteti i merr nga taksat tona dhe i kthen te subvencionimi i energjisë elektrike.
Ne jemi që energjia të blihet lirë, e jo qeveris të luaj rolin e viktimës, Ministria nuk po di të bëj strategji zhvillimore dhe energjetike për qytetarët, dhe të mos mendoj të shes veten si viktimë kinse po e ndihmoj qytetarin me subvencione.



