Dështimi në Eurovision, menaxheri: Nuk na s’kualifikoi publiku por juria, i padrejtë bullizimi ndaj këngëtares

Dështimi në Eurovision, menaxheri: Nuk na s’kualifikoi publiku por juria, i padrejtë bullizimi ndaj këngëtares

Menaxheri i këngëtares Ronela Hajati Eri Dee në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me ‘dështimin” e Shqipërisë në Eurovizion e cila nuk mundi të hynte as në finale.

Ai tha se te kritikat nuk i pëlqen fakti që një kompozitore mendon se ajo nuk ishte këngë dhe se ata nuk mund të kënaqin dot të gjithë. Sipas menaxherit, Shqipërinë nga Evrovizion nuk e s’kualifikoi kënga, por juria.

Mua nuk më pëlqen fakti që një kompozitore thotë që ajo nuk është këngë. Këtu më vjen keq që të gjykosh në këtë lloj forme një këngë kur shijet janë të ndryshme. Përveçse bëj menaxhimin kam bërë dhe disa produksione të muzikës moderne dhe rryma e kësaj kënge vjen në këtë lloj forme. Refreni nuk është 1,2,3 ta marrsha. Nuk mund ti kënaqim dot të gjithë, ky është problemi më i madh. Unë kam një paradoks me njerëzit dhe jurinë. Ne nuk u s’kualifikuam nga njerëzit se s’na pëlqyen, por nga juria e Evrovizion. Kurse me publikun po ta shohësh, do të shohësh gjithë reagimin e tij.

Më tej ai sqaroi se ata aty nuk po shfaqeshin me një këngëtare për vokal, por që ka dhe energji. Sipas tij jo gjithmonë do të shkojmë në festival duke qarë.

Pse duhet të gjykohet një zgjedhje e një kënge ritmike në krahasim me një baladë. Ronela ka dalë me një veshje skenike dhe jo e zhveshur, por kjo nuk më takon mua. Nuk dua të merrem me festivalin, por ti heqësh meritën një këngëtare që lufton dhe të thuash ne japim zarfe dhe këtu nuk dua të merrem me gojëdhënat. Nuk më vjen mirë kur ti thua që... ajo këngë ka shkuar dhe në një nga producentët më me famë botërore dhe ta gjykosh në këtë formë mua më vjen keq. Para se të shkonim te TVSH kishim 4 muaj që përgatiteshim për këtë gjë dhe ta hedhësh poshtë punën e një njeriu duke thënë se ti ke dhënë lek për të shkuar aty kjo nuk ka sens. Ta gjykosh në një formë ekstreme s’më duket normale.

Ndër të tjera Dee tha se qëkur shkuan për në Eurovizion e dinim që do kishim reagime, dhe se nuk pretendonin se do shkonim aty dhe do fitonim.

Shyqyr që shkuam me këngë ritmike, filloi dhe mbaroi show, u bullizua për çështje personale që s’dua ti hyjë fare, por te show, fillimisht shyqyr që atmosfera e bukur çdo gjë bukur, kur u s’kualifikuam jo nuk ishte këngë jo etj etj, pra nisën kritikat. Por nuk dua të diskutojë procedurën që bën një juri.

Ndërsa i pyetur se çfarë kanë përjetuar nga e gjithë kjo situatë, ai tha se Ronela Hajati është një vajzë e fortë dhe ka ditur të përballojë shumë mirë të gjithë atë bullizëm dhe trysni ndaj saj.

Aty duhet të jesh më i frymëzuar dhe shumë energji pozitive dhe shumë i motivuar, por ndërkohë e vetmja gjë që më vinte keq ishte se kishte bullizim. Shpesh herë ma bënte se di ku jam aq e ngarkuar ishte. Ajo është shumë vajzë e fortë dhe i ka përballuar mjaft mirë këto. Ne duhet të ndihmojmë, të bëjmë një kritikë për ndihmë, një gjë që nuk është e saktë nuk është dhe ta ndryshojmë. Duhet të shijomë çdolloj muzike sepse ajo është e mirë në çdo formë, kujt nuk i pëlqen next i themi ne, por ajo që duhet të bëjmë është se duhet të ndihmojmë për të ecur përpara duke dhënë motivim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy