
Në raundin e parë të zgjedhjeve Presidenciale të së dielës në Francë, kreu aktual i shtetit, Emmanuel Macron, prin dhe mban në distancë rivalen e tij të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.
Të dy, siç pritet, do të garojnë në raundin e dytë që do të mbahet më 24 prill, por Presidenti në detyrë do të paraqitet në vijën e startit me një avantazh të mirë mbi 27% të votave, kundrejt 24% të kundërshtares së tij.
Për të dy kandidatët ky është një përmirësim në krahasim me pesë vjet më parë, kur kreu i En Marche u ndal në 24% ndërsa Le Pen me 21.4% të votave.
Në vendin e tretë u rendit Jean-Luc Melenchon, kandidat i së majtës radikale.
Për të shkuan mbi 21% të votave, sidomos preferencat e grupmoshës 18-34 vjeç ku ishte dhe më i votuari. Në vendin e katërt u rendit Eric Zemmour, ish-gazetari i ekstremit të djathtë, me 7% të votave.
Në fjalën e parë pas rezultatit, Macron tha se asgjë nuk është vendosur ende dhe se dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për Francën dhe Europën.
Faleminderit të gjithëve, bashkohuni me ne për të krijuar një lëvizje të madhe politike uniteti dhe veprimi.



