Hamasi propozon lirimin e të gjithë pengjeve dhe armëpushim 5-vjeçar

Hamasi propozon lirimin e të gjithë pengjeve dhe armëpushim 5-vjeçar

Hamasi propozon lirimin e të gjithë pengjeve të cilët ndodhen ende në Gaza dhe thotë se është i gatshëm të pranojë një armëpushim pesë-vjeçar në këmbim të përfundimit të luftës.

Një zyrtar i lartë i milicisë islamik e bëri një deklaratë të tillë për AFP.

Burimi vuri në dukje se “Hamasi është gati për një shkëmbim të burgosurve një herë në këmbim të një ndërprerjeje pesëvjeçare të armiqësive”, pasi një delegacion nga organizata u nis për në Kajro për takime me zyrtarët egjiptianë.

Drupal Ad

Një delegacion i Hamasit, i kryesuar nga Khalil al-Hayya, do të prezantojë të shtunën në Egjipt vizionin e organizatës për përfundimin e luftimeve.

Taher al-Nono, një tjetër zyrtar i lartë i Hamasit, e bëri të qartë më herët se armët e organizatës nuk janë të hapura për negociata në bisedime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy