Covid-19/ Vdekshmëria ka rënë me 30% që nga prilli

Covid-19/ Vdekshmëria ka rënë me 30% që nga prilli

Gjasat që Covid-19 të çojë në fatalitet kanë rënë me gati një të tretën që nga prilli për shkak të trajtimit të përmirësuar, thonw  tudiuesit në Institutin e Universitetit të Uashingtonit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME).

Në Shtetet e Bashkuara, COVID-19 vret tani rreth 0.6% të të infektuarve, krahasuar me rreth 0.9% në fillim të pandemisë.

Statistikat tregojnë se mjekët kanë gjetur mënyra më të mira për t'u kujdesur për pacientët, duke përfshirë përdorimin e holluesve të gjakut dhe suportin me oksigjen. Janë identifikuar edhe trajtime efektive, siç është deksametazoni gjenerik steroid.

Është e vështirë të matet shkalla e fatalitetit të Covid-19, kjo pasi shumë njerëz që infektohen nuk përjetojnë simptoma dhe nuk identifikohen kurrë.

Për studimin është përdorur një shkallë e fatalitetit të infeksionit (IFR) e marrë nga vëzhgimet pasi është marrë në konsideratë mosha. Njerëzit e moshuar janë shumë më të rrezikuar nga COVID-19 sesa të rinjtë.

Instituti Seattle, një burim me ndikim i parashikimeve për COVID-19, tha se ka përcaktuar gjithashtu që shkalla e fatalitetit për COVID-19 është më e keqe në komunitetet me nivele të larta mbipeshe.

Grupi tha se tani ka kaluar në një IFR që ndryshon me kalimin e kohës - në rënie që nga vala e parë e pandemisë në mars dhe prill me rreth 0.19% në ditë deri në fillim të shtatorit.

Ai gjithashtu ndryshon në të gjithë vendet në funksion të prevalencës së mbipeshës dhe vazhdon të ndryshojë në bazë të shpërndarjes së popullsisë sipas moshës.

Instituti i Universitetit të Uashingtonit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit tha se analiza e saj për normat e standardizuara të moshës së fatalitetit nga më shumë se 300 sondazhe sugjeron një rënie prej 30% që nga marsi / prilli.

Përkundër këtij trendi pozitiv, infeksionet dhe shtrimet në spital kanë shënuar rritje në të gjithë vendin javët e fundit. Grupi tha se modelimi i tij sugjeron 439 000 vdekje në total të SHBA deri në 1 mars dhe pikun e vdekjeve ditore në mes të janarit në 2 200.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy