Drejt Kubës uragani Oscar, shumica e vendit pa energji

Drejt Kubës uragani Oscar, shumica e vendit pa energji

Pjesa më e madhe e Kubës është pa energji elektrike ndërsa uragani Oscar i kategorisë 1 po afrohet nga lindja.

Të premten, termocentrali kryesor energjetik i vendit dështoi dhe u shkëput energjia elektrike për 10 milionë persona. Furnizimi u rivendos pjesërisht të shtunën, përpara se të shkëputej përsëri gjatë natës duke gdhirë e diela.

Presidenti Miguel Diaz-Canel tha se autoritetet në lindje të ishullit po punonin intensivisht për të mbrojtur njerëzit dhe burimet ekonomike, duke pasur parasysh afrimin e uraganit Oscar.

Me erëra me shpejtësi 140 km/h Oscar parashikohet të godasë Kubën të dielën pasdite me orën lokale dhe mund të shkaktojë përmbytje dhe rrëshqitje balte në zonat lindore, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA.

Uragani pritet të godasë pranë Guantanamos ose Holguin.

Ushqimi tani ka filluar të prishet në frigoriferë dhe disa familjeve u duhet të gatuajnë me zjarr

Shumë shtëpi janë pa ujë pasi furnizimi varet nga pompat elektrike.

Situata është gjithnjë e më kritike, me shkolla dhe biznese të mbyllura dhe frikë për vazhdimin e funksionimit të spitaleve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy