Manushaqe: Harta e re gjyqësore, duhet bërë në raport me hartën territoriale! Avokatët nuk janë dëgjuar

Manushaqe: Harta e re gjyqësore, duhet bërë në raport me hartën territoriale! Avokatët nuk janë dëgjuar

Avokati Artan Manushaqe flet për protestën e paralajmëruar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë kundër hartës së re gjyqësore, para Këshillit të Lartë Gjyqësor për të enjten, dhe paralajmërimin për heqje licence për 9 avokatët që thyen urdhrin e bojkotit.

Ai thotë se kriza është reflektuar nga vendime e një anshme të KLGJ dhe qeverisë për implementimin e hartës së re gjyqësore.

Ai shprehet se institucioni i avokatit është kushtetues dhe se nuk i vjen mirë që i sheh avokatët në konflikt.

Duke i parë dhe nga veshja do i shikoni standardin se sa të pasur dhe paguar janë shtresa e avokatëve. Deri tani Dhoma e Avokatisë ka qenë korrekte, e unifikuar dhe e bashkuar, qoftë për procedurën ligjore, por edhe qëndrimeve qoftë me KLGJ, qeverinë dhe aktorët e tjerë.

Ne kemi kërkuar dialog dhe të mos përjashtohemi, Shqipëria është e jona. Aksesi në drejtësi nuk i hiqet vetëm avokatit, por në radhë të parë i hiqet qytetarit, është kosto që do i mbartet qytetari por edhe të mirës publike.

Dhoma e Avokatisë ka dalë me propozime konkrete. Nuk mund të kalojë Kavaja që është pjesë e Tiranës, të kalojë në varësi të Durrësit, se do prodhojë efekte të tjera, një nga kërkesat bazë harta e re gjyqësore, duhet bërë në raport me hartën territoriale.

Nuk jemi dëgjuar tek kjo pjesë. Reformat duhet të gërshetohen në vetvete. Nuk mund të bësh një hartë të re territoriale ndërkohë që ti po bën vetingun.

Sipas tij, rriten shumëfish kostot e qytetarëve, lidhur me ankimimet e bëra, ku duhet të udhëtojnë me qindra kilometra për ankimim administrativ dhe se standardi më parë ka qenë jo më shumë se 60 kilometra.

Manushaqe tha se nuk është atribut i qeverisë bërja e hartës së re gjyqësore, duke shtuar se as Kryeministri nuk është pjesë e grupit të interesit si pjesë e reformës dhe se qeverisë i takon vetëm fatura.

Ai kërkoi pezullimin e hartës së re gjyqësore, të ulen në tryezë dhe të dëgjohen, për të gjetur një zgjidhje në interes të Shqipërisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy