
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Pragë morri pjesë në forumin ekonomik ku shprehu angazhimin e qeverise shqiptare për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Rama deklaroi se projekti TAP do të rritë bashkëpunimin mes shteteve. Ndërsa Kryeministri çek Bohuslav Sobotka u shpreh se marrëdhëniet bilaterale kanë nevojë për impulse të reja.



