Qindra njerëz që i përkasin komunitetit kurd në Francë u mblodhën në qendër të Parisit për të protestuar dhe kërkuar përgjigje nga autoritetet, pas vrasjes së tre kurdëve ditën e djeshme.
Një minutë heshtje u mbajt në nderim të viktimave dhe të gjithë kurdëve që vdiqën për liri.
Viktimat, një grua dhe dy burra, të gjithë anëtarë të Këshillit Demokratik Kurd të Francës, u qëlluan dhe u vranë dje në rrugë në qendër të kryeqytetit.
Autori i sulmit është një francez 69-vjeçar, i cili u arrestua menjëherë. Sipas autoriteteve, ai ishte në pritje të procesit të apelimit për një sulm ndaj një kampi emigrantësh në Paris që ndodhi vitin e kaluar.
Ne e dimë se jemi në rrezik, të gjithë kurdët, madje edhe aktivistët dhe militantët. Nuk kemi dyshime se ato janë vrasje politike. Fakti që shoqatat tona janë në shënjestër zbulon një natyrë terroriste dhe politike.
Sulmi i djeshëm goditi fort komunitetin, teksa përgatitej për të shënuar 10 vjetorin e vrasjes së tre grave kurde në Paris.



