Pritja për tifozët e Partizanit ka marrë fund. Të kuqtë janë rikthyer te fitorja në derbi ndaj Tiranës, e cila mungonte nga marsi i vitit 2021.
Ditën e sotme, të kuqtë e kryeqytetit, triumfuan minimalisht, në një ndeshje të luftuar nga fillimi deri në fund.
Një gol i shënuar nga Xhuljano Skuka në minutën e 4-t, i dha fitoren Partizanit, që shkëputet në krye të tabelës me 29 pikë, 4 më shumë se ndjekësit e Tiranës.
Sa i përket ndeshjes, të dyja skuadrat kishin rastet e tyre, por më të pastrat i kishte Partizani, që përveç golit, goditi edhe tranversën me Tedi Carën.



