OBSH: Afrika nuk do të jetë terreni për vaksinat e koronavirusit

OBSH: Afrika nuk do të jetë terreni për vaksinat e koronavirusit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) ka dënuar si "raciste" komentet e dy mjekëve francezë, të cilët sugjeruan se një vaksinë për koronavirusin mund të testohej në Afrikë.

"Afrika nuk mund dhe nuk do të jetë një tokë provuese për çdo vaksinë", tha Drejtori i Përgjithshëm Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Vërejtjet e mjekëve gjatë një debati televiziv shkaktuan zemërim, dhe ata u akuzuan se i trajtonin afrikanët si "derra njerëzorë".

Njëri prej tyre më vonë kërkoi ndjesë, thotë “BBC”.

Kur u pyet për sugjerimin e mjekëve gjatë konferencës së koronavirusit të OBSH-së, Dr Tedros u zemërua dukshëm, duke e quajtur atë "mendësi koloniale".

"Ështe një turp, i tmerrshëm, të dëgjohet nga shkencëtarët në shekullin XXI, një mendim si ky. Ne e dënojmë këtë në terma më të fortë të mundshëm, dhe ju sigurojmë se kjo nuk do të ndodhë", tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy