
Varianti i ri Omicron i Covid-19, i cili së fundmi po qarkullon në botë, në shtetin fqinjë Itali, po merr përmasa shqetësuese.
Nga provinca e Areccos në Itali, mjeku shqiptar Genc Kapxhiu, tha për edicionin e sotëm të “MCN live”, se numri i të infektuarve po rritet dita-ditës, ku vetëm në një ditë po dalin pozitiv 400-500 pacientë.
Sipas Kapxhiut, bie në sy veçmas prekja e moshave nga 15-35 vjeç, që paraqet shqetësim të madh.
“Thjesht fakti se dimë shumë mirë që është një variant shumë i shpejt në infektimin e moshave të reja, dhe shtimi i numrit të personave pozitiv në këtë muaj është rritur në mënyre jashtëzakonisht të madhe. Në rreth 100 mijë banorë në provincën tonë, kemi rreth 400-500 çdo ditë të prekur, mosha kryesore është nga 15-35 vjeç, por s’do të thotë që edhe moshat tjera nuk janë prekur, sidomos sot kemi 10 te sëmurë të gjithë të vaksinuar por fati është se ato nuk kanë zhvilluar probleme respiratore, vetëm temperaturë të lartë, dhe dhimbje trupi.
Për mjekun Kapxhiu, i cili bazuar në trajtimin e pacientëve, vaksinimi është shpëtim për variantin e ri Omocron. Ai këmbëngul se të vaksinuarit deri në tre doza, e kalojnë më lehte këtë sëmundje se ata që nuk kanë aplikuar asnjë dozë vaksinimi antiCovid.
“Fakti se nëse duam të bëjmë një dozim të antitrupave që kemi në organizim tonë, kur e shikojmë që prezenca e antitrupave është shumë e lartë, do të thotë që vaksina ka funksionuar që ka krijuar një imunitet nga ana e vaksinës. E njëjta gjë nuk ndodh me pacientët që kanë kaluar Covid, e nuk janë vaksinuar, do të thotë që mund të rimarrin Covid dhe mund të zhvillojnë edhe një herë tjetër sëmundjen. Të gjithë artikujt kanë demonstruar së është e vërtetë se të gjithë pacientët që janë të vaksinuar që kanë marrë dozën e 2 dhe të 3, kanë krijuar simptoma, dhe ne po i shikojmë edhe klinikisht edhe sot janë 5 që do të kthehen në shtëpi sepse nuk kanë kriter që të shtrohen në spital me sëmundje të mushkërive.



