Ish-kreu i Gjykatës së Lartë në Arizona: Vetingu në Shqipëri zgjat 5 vjet

Ish-kreu i Gjykatës së Lartë në Arizona: Vetingu në Shqipëri zgjat 5 vjet

"Ish-gjykatësi i Arizonës që punon për reformat e Shqipërisë".

Ky është titulli i shkrimit në Arizona Daily News, kushtuar procesit të vetingut në vendin tonë, pjesë e të cilit janë edhe 8 këshilltarë ndërkombëtarë. Mes tyre, i vetmi amerikan është ish kreu i Gjykatës së Lartë në Arizona, John Leonardo, i cili përmes kësaj interviste përmes postës elektronike bën të njohura detaje të reja rreth procesit të vetingut që pritet të skanojë plot 800 gjykatës dhe prokurorë në Shqipëri.

"Është hera e parë që kjo metodë e veçantë është provuar. Ekzistojnë pritshmëri shumë të larta në vend se shumë gjyqtarë dhe prokurorë do të humbasin vendet e tyre të punës. Ne duhet t’u japim këshilla këtyre organeve të verifikimit për çështjet ligjore dhe teknikat hetimore, strukturat organizative dhe interpretimet e ligjit të verifikimit. Pastaj ne ulemi me ta kur diskutojnë hetimet e gjykatësve apo prokurorëve të caktuar", thotë ai. 

I pyetur se cili është problemi i trashëguar në sistemin gjyqësor në Shqipëri, zoti Leonardo përgjigjet:

Ka korrupsion të shfrenuar në këtë vend në shumë fusha: Polici, gjyqësor, prokurori. Ballkani në përgjithësi e ka patur këtë çështje. Në përgjithësi, ne po shohim në hetim janë gjyqtarët që marrin ryshfete për të shkarkuar të dyshuar nga akuzat; duke u paguar për të qenë të njëanshëm në çështjet civile; apo duke mundësuar lirimin e të pandehurve që kërkohen për ekstradim; gjyqtarë të cilët kanë pasuri pesë ose gjashtë herë më shumë se ato që fitojnë. Përgjatë 10 viteve të fundit, gjyqtarëve u është dashur të bëjnë deklaratat financiare rreth pasurive të tyre. Por ne shohim se ata pretendojnë të kenë të ardhura modeste".

Sa i takon mënyrës se si do të funksionojë vetingu, ish-gjyqtari amerikan rikujton ndryshimin e Kushtetutës, përmes së cilës u krijua komisioni i verifikimit me 12 juristë të zgjedhur nga Parlamenti, puna e të cilëve fokusohet në hetimin e pasurive, miqësitë me kriminelët dhe aftësitë profesionale. Efektet e para, sipas zotit Leonardo vetingu do t’i japë muajin e ardhshëm. Por ndryshe ngase është thënë më parë, shqiptarëve sipas tij, do t’u duhet të presin 4 deri në 5 vite për të parë një ndryshim të dukshëm në sistemin e drejtësisë.

Dëgjimet e para kanë gjasa të ndodhin në pjesën e fundit të shkurtit. Supozohet se ky proces do të zgjasë katër deri në pesë vjet. Është e vështirë të imagjinohet se si do të jetë kur dëgjimet fillojnë, sepse puna do të jetë më intensive.

Këtu ish-gjyqtari ndalet të kritikojë kushtet teknike në të cilat po kryhen këto dëgjime. Sipas tij dhomat kanë kapacitet të vogël, ndërsa gjuha nuk përbën pengesë edhe pse në përbërje të grupit ndërkombëtar janë dy këshilltarë nga Holanda, Italia, Belgjika, Kroacia, Suedia dhe Bullgaria. Megjithatë, zoti Leonardo vëren se shqiptarët kanë shumë pritshmëri nga Shtetet e Bashkuara.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy