
Bie niveli i zjarrit në pikën e skrapit të fabrikës “Kurum” në Elbasan, e cila një ditë më parë u përfshi nga një zjarr me përmasa të mëdha.
Gazetari Enes Molla raporton për MCN Live, se zjarri është ulur dhe aktualisht zona është përfshirë nga shtëllunga të mëdha tymi.
Po punohet që zjarri të shuhet totalisht dhe për normalizimin e situatës, ndërkohë që kanë punuar intensivisht zjarrfikës të qarkut të Elbasanit, Cërriku, Belshit dhe Gramshit.
Zjarrfikësit e Elbasanit gjatë ditës së djeshme mundoheshin të fiknin në mes të zjarrit, një zjarr tepër të madh.
Në zonën e Metalurgjikut ka dhe firma të tjera që veprojnë me mjete tepër të rënda.
Nga policia dhe prokuroria po hetohet për të vënë para drejtësisë një person i cili mund të ketë kryer pa dashur, zjarrvënien.
Incidenti ka ndodhur pas një shpërthimi të mjeteve të skrapit të Kurumit, teksa banorët e Elbasanit janë traumatizuar, sidomos ata që jetojnë pranë zonës së zjarrit.
Punonjësit e bashkisë së Elbasanit kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes për tu interesuar për përgjegjësit.
Ndërkohë shtëllunga e tymit u përhap deri në Librazhd dhe fshatrat rreth tij.



