Presidenti/ Meta: Në detyrë deri më 24 korrik, Parlamenti do e përmbushë detyrimin kushtetues

Presidenti/ Meta: Në detyrë deri më 24 korrik, Parlamenti do e përmbushë detyrimin kushtetues

Kreu i shtetit Ilir Meta, thotë se Parlamenti i di detyrimet e tij për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Ai shpreh bindjen se Parlamenti do ta përmbushë me përgjegjësi maksimale brenda kohës së duhur këtë detyrim kushtetues.

Besoj se Parlamenti do bëj punën e tij dhe unë do vazhdoj të bëj punën time me shumë përkushtim deri më 24 korrik.

Sa i takon opozitës dhe nëse lind nevoja për bashkim, ai foli për një lloj tjetër opozite.

Mendoj se opozita më e mirë ndaj të gjithëve janë shqiptarët e ndershëm, ata thjesht kanë nevojë për tu bashkuar dhe për të çuar përpara vendin.

Lidhur me aktivitetin kundër trafikut të qenieve njerëzore ku shtrëngoi duart me ambasadoren amerikane Yuri Kim, i pyetur se kush e bëri hapin i pari deklaroi se nuk shikon asnjë problem në këtë drejtim përveç forcimit të mëtejshëm të të gjithëve jo vetëm kundër trafikut të qenieve njerëzore që vendi ynë e përjeton shumë për shkak të largimit të qytetarëve, të rinjve, fëmijëve të pashoqëruar nga prindërit, të cilët bien shpesh pre e trafikantëve dhe shfrytëzimit çka sipas tij është pasojë e madhe se shkatërron fëmijë dhe familje të ardhshme por edhe shteron shumë prej energjive më të mira të vendit për zhvillim.

Lufta kundër të gjitha llojeve të trafiqeve duhet të jetë prioritet për qeverinë dhe parlamentin në bashkëpunim me partnerët me BE dhe SHBA, pasi ne e dimë që trafikimi është një krim ndërkombëtar ku trafikantë nga vende të ndryshme organizojnë në mënyrë perfekte, realizojnë fitime kolosale dhe nuk mund të ballafaqohen ndryshe përveç bashkëpunimit mes shteteve dhe organizatat ndërkombëtare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy