Muçi: Strategjia e re për drejtësinë, propagandistike. Synohet të fshihet dështimi i reformës në drejtësi

Muçi: Strategjia e re për drejtësinë, propagandistike. Synohet të fshihet dështimi i reformës në drejtësi

Ish-prokurori Besnik Muçi tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se strategjia e re për drejtësinë, e publikuar së fundmi, është një material propagandistik pa përmbajtje.

Sipas Muçit strategjia bëhet për të fshehur dështimin e reformës në drejtësi, dhe për t’i mbajtur nën presion organet e drejtësisë.

Muçi thekson se Ministria e Drejtësisë s’mund t’u hartojë strategji institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Ishte një material propagandistik, me pak përmbajtje, me shumë propagandë. Nëse e lexoni me kujdes atë material 160 faqe, konstaton përveç përsëritje termash, fjalë pa përmbajtje në raport me qëllimin. Të krijohet perceptimi që gjithë sistemi i drejtësisë është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Si mund ta ketë tager t’u caktojë objektiva, kur ato janë institucione të pavarura. Jap 3 arsye pse bëhet një raport i tillë. Këto kanë si qëllim që të fshehin dështimin e reformës në drejtësi. Sistemi i drejtësi është në kolaps, sepse vazhdon të rritet stoku i dosjeve. Një arsye tjetër është mbajtja nën presion e organeve të reja të drejtësisë nga qeveria dhe Parlamenti. Më duket si lëvizje para-juridike, shumë anti-kushtetuese. Së treti, duket një qëllim interesant nën rreshta, qeveria ka merakun se mbaron mandati i KPA-së dhe KPK-së, dhe pjesa e ngelur e çështjeve do trajtohen nga KLP, KLGJ, dhe SPAK-u që do luajë rolin e Komisionerit Publik u kujtojnë që duhet të vazhdojnë në të njëjtën mënyrë. Këto janë tre qëllimet. Si mund t’i bëjë planë veprimi SPAK-ut, Ministria e Drejtësisë?!”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy