
Deputeti demokrat Lefter Gështenja në ‘MCN Live’ ka komentuar situatën në partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 14 majit ku u shpreh se opozita duhet të denoncojë çdo rast të manipulimit të procesit zgjedhor.
Ai tha se PD hyri e përçarë në këto zgjedhje dhe Rama duhet ti linte të lirë qytetarët për të votuar, kjo si një mundësi për të matur dhe veten e vet. Sipas tij, media i drejton gishtin vetëm PD-së, ndërsa theksoi se Rama miratoi reformën territoriale e cila e nxirrte fitues automatikisht në 40% të bashkive pa bërë fare fushatë.
Unë them se kjo është një lëvizje e duhur, opozita duhet të denoncojë çdo rast të manipulimit të procesit zgjedhor. E them me bindje absolute se nga 2013 e këtej zgjedhjet në Shqipëri kanë pësuar regres dhe jo progres, Rama i ka blerë dhe nuk kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. E dhe pse në këto zgjedhje opozita ishte e përçarë, Rama nuk hoqi dorë nga tradita e tij e vjetër për të shantazhuar dhe blerë vota, edhe pse nuk e kishte të nevojshme dhe të maste se ku ishte sot ai. Të kishim njëherë zgjedhje të lira, që qytetarët shqiptarë të votonin të lirë dhe të shihte se ku ishte ai vetë.
Në vijim ai shtoi se ne me opozitën dhe PD kemi 1 vit e gjysmë që mëremi dhe aspak me maxhorancën që po vjedh Shqipërinë.
Media në përgjithësi drejton gishtin vetëm drejt PD, por ne propozuam ndryshimin e reformës territoriale dhe kjo maxhorancë nuk e votoi sepse është e miratuar nga kjo maxhorancë dhe LSI bashkë që do të thotë që e majta me kalkulimet sot fiton mbi 40 bashki pa dalë në fushatë fare. Pra Rama me mekanizmat e tij miratoi një reformë territoriale ku fiton mbi 40 bashki pa bërë fushatë fare.
Gështenja tha se PD është e dënuar që të dalë me një alternativë të vetme përballë Ramës dhe se duhet ti vijë fundi përballjes së PD me dy fronte. Ai theksoi se vendi i kryetarit është ende vakant.
E kam thënë dhe para zgjedhjeve se PD duhet të dilte me cdo kusht me një alternativë përballë Ramës dhe mosgjetja e këtij emëruesi të përbashkët na ka sjell këtu ku jemi sot. Unë them se duhet të marrë fund baltosja mes njeri-tjetrit, sepse ne luftën se kemi me njeri-tjetrin. Kemi qenë rreth 20 kolegë nisur nga vendimmarrja për dorëheqje të Alibeajt dhe ramë dakord se Bardhi do ishte personi që do udhëheqë grupin. Duhet të ndalojmë me akuzat për njeri tjetrin, sepse futemi prapë në atë kalvarin e para 14 majit. Pozicioni i kryetarit është vakant dhe Tabaku ka më shumë shanse për ta drejtuar, nëse jo shumë shpejt forumet e partisë do vendosin për hapat që duhet të hedhë. PD ka nevojë urgjente për një organizim thelbësor, në qelizë. Ka nevojë për frymë të re, njerëz të rinj dhe lidership të ri. PD pas 32 vitesh duhet të hapet me intelektualët te të rinjtë dhe të rejat që duan të vijnë. Askush nga ne që është sot në PD s’duhet të ketë frikë nga prurje të reja, nëse nuk punojmë të gjithë bashkë do jetë e vështirë të sjellim PD në pushtet në 2025. Kryetari ia ardhshëm i partisë do duhet të dijë më shumë demokratët se karrigen e tij.



