Sekretari britanik Johnson akuzon Kremlinin e Putinit dhe vendimet e tij për helmimin e ish-spiunit rus

Sekretari britanik Johnson akuzon Kremlinin e Putinit dhe vendimet e tij për helmimin e ish-spiunit rus

"Presidenti rus Vladimir Putin me shumë mundësi fshihet pas helmimit të ish spiunit rus dhe vajzës së tij", shprehet Boris Johnson, sipas BBC.

Sekretari i jashtëm britanik tha se "grindjet tona janë më Kremlinin e Putinit dhe vendimet e tij" lidhur me incidentin në Salisbury.

Rusia e mohon përfshirjen e saj dhe shprehet se "akuzat kundër z.Putin ishin "shokuese dhe të pafalshme"

Ndërsa shefi i NATO-s tha për BBC se Rusia ka tronditur "paqen dhe unitetin" me aleatët e Mbretërisë së Bashkuar.

Duke folur gjatë një vizite në një bunker ushtarak në perëndim të Londrës me ministrin e jashtëm polak, Boris Johnson tha se "inatin e kanë me Kremlinin e Putinit".

"Ne mendojmë se është shumë e mundshme që ishte vendimi i tij për të drejtuar përdorimin e një agjenti nervor në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar, në rrugët e Evropës, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore", tha ai.

Ish-spiuni rus Sergei Skripal, 66 vjeç dhe vajza e tij Julia Skripal, 33 vjeç, mbeten të sëmurë rëndë në spital, pasi u gjetën të pavetëdijshëm në një stol në qytetin Wiltshire më 4 mars.

Qeveria e Britanisë së Madhe thotë se ata ishin helmuar me një agjent nervash të një lloji të zhvilluar nga Rusia e quajtur Novichok dhe Kryeministri Theresa May tha se besonte se Moska ishte "fajtore".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy