Rritjen e çmimit të naftës e ka komentuar edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjete sociale, Berisha thotë se PD do të kërkojë të vendoset sistemi fiskal që ekziston në Kosovë dhe Maqedoni.
“Kemi përgatitur një draft me të cilin kërkojmë përgjysmim të taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës. Do të kërkojmë të vendoset sistemi fiskal që ekziston në Kosovë dhe Maqedoni”



