Bashkëqeverisja në rast të një krizë të mundshme të mazhorancës, është e përjashtuar si opsion. Kështu deklaroi zvkryeministri, Niko Peleshi në studion e TemA TV duke komentuar protestën e opozitës e zhvilluar një javë më parë si dhe dy protestat e parlajamëruara nga opozita.
Gjithashtu për zëvëndëskryeministrin opozita nuk ka argument për protestën e saj duke argumentuar se qeveria Rama mori mbështetjen për reformat në zgjedhjet e 21 qershorit.



