
Në Itali një femër është zgjedhur për herë të parë si shefja e shërbimit sekret. Lajmin e dha kryeministri Mario Draghi, i cili tha se Elisabetta Belloni është zgjedhur në krye të Departamentit të Sigurisë së Informacionit.
Departamenti mbikëqyr shërbimet e huaja dhe të brendshme të inteligjencës së vendit dhe i raporton drejtpërdrejt qeverisë italiane.
E lindur në vitin 1958, Belloni ka qenë një nga vajzat e para që i është bashkuar Institutit prestigjioz dhe dikur ekskluzivisht vetëm për meshkuj. Në këtë insitut në Romë ka studiuar edhe kryeministri Draghi.
Pasi ka shërbyer si diplomate në Vjenë dhe Bratislavë, ajo ka drejtuar njësinë e krizës në Ministrinë e Jashtme italiane nga viti 2004 deri më 2008. Emërimi i saj në pozitën e re u mirëprit nga politikanët italianë. “Një grua e guximshme”, tha kryetari i partisë Lega Nord, Matteo Salvini.



