Më shumë se 2.6 ton kokainë, me një vlerë prej 500 milionë eurosh, u sekuestruan në Oqeanin Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë, njoftoi të hënën Policia Financiare Italiane.
Droga u gjet në një gomone me shpejtësi të lartë në det të hapur, e cila përdoret zakonisht nga trafikantët për të mbledhur ngarkesa të paligjshme të hedhura në det nga anijet e mëdha që vijnë nga Amerika e Jugut, tha Guardia di Finanza në një deklaratë.
Katër personat në bordin e anijes u arrestuan. Ata janë dy spanjollë, një banor i Gjibraltarit dhe një shqiptar me banim në Itali.
Operacioni u krye në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe portugeze, ndërsa zyra e prokurorit të Brescias, në Italinë veriore, koordinoi hetimet.
“Vlera e kokainës në tregun me shumicë vlerësohet në afërsisht 78 milionë euro. Nëse ajo arrin në destinacionin e saj dhe falsifikohet për shitje me pakicë, mund të gjenerojë një të ardhur totale prej afërsisht 500 milionë eurosh”, thuhet në deklaratë.



