
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se Kosova mbetet e vendosur në mbrojtjen e integritetit territorial dhe nuk intimidohet nga asnjë sulm.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani shpreh falënderime për forcat e Policisë së Kosovës.
Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.
Të gjithë bashkë me një mesazh:
Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!
Faleminderit heronjve tanë në uniformë!
Kosova është e përjetshme!



