Drishti: Shkollat duhet t’u mësojnë fëmijëve parimet bazë të besimeve fetare (VIDEO)

Drishti: Shkollat duhet t’u mësojnë fëmijëve parimet bazë të besimeve fetare (VIDEO)

<p>Evans Drishti, mësues në Medresenë e Shkodrës, thotë se njohja me parimet bazë të feve që në arsimin parauniversitar është e domosdoshme. Në studion e MCN TV, Drishti u shpreh se aspaktet fetare bëhen më të rëndësishme se asnjëherë tjetër në epokën e teknologjisë dhe rrjeteve sociale. &nbsp;</p> <blockquote> <p><em>Feja në thelb është një moral. Ne kemi për detyrë që t’u mësojmë moralin. Ky moral është njerëzor dhe shkencor. Me moral duhet të kuptojmë sjelljet më elementare dhe bazike, që i merr në familje. Duke vijuar më tej ne kuptojmë që ajo që duhet të marrë fëmija në një ambient shkollor. </em></p> <p><em>Brezi i ri po edukohet me modele që nuk kanë gtë bëjnë fare me normat e një shoqërie të emancipuar. Prindërit kërkojnë zhvillim të fëmijës në dimensione të ndryshme. Nuk duan robotizimin e tij. Në realitetin tonë, duke pasur parasysh që fëmijët janë në kontakt me teknologjinë, aspektet fetare janë të rëndësishme. Mbetem i idesë që në shkollat tonë të mësohen disa parime bazë të feve që janë në Shqipëri. Kjo pa hyrë në detaje sepse brezi parauniversitar e ka shumë të vështirë të futet në filozofinë e fesë. </em></p> <p><em>Fëmijët janë të edukuar. Duke marrë kulturën fetare, janë të prirë për të qenë më sistematik. P.sh. fëmijët me edukatë fetare kanë fjalor më të përshtatshëm me socializimin e tyre. </em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/grVeXEmuPRM?si=Qprn_wcleqENuDr4" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy