Brukseli jo vetëm që nuk ka kritikuar krijimin e një shengeni të vogël ballkanik, por kërkon që pjesë e tij të bëhen edhe vendet e tjera të ballkanit, vec Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Deklarata vjen përmes zëdhënëses së bashkimit europian Maja Koçijancic, e cila konfirmoi gjithashtu se po shqyrtohet cështja e zarfeve me helm në Kosovë.



