“Bashkëpunëtori” në grabitjen e bankës paraqitet në polici: Rastisa aty, nuk kam lidhje

“Bashkëpunëtori” në grabitjen e bankës paraqitet në polici: Rastisa aty, nuk kam lidhje

Pak minuta pas publikimit të fotos së tij, personi i fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi grabitja e bankës ditën e djeshme, është paraqitur vullnetarisht në polici. Personi i identifikuar si E.Kodra është shprehur se nuk ka lidhje me grabitjen e bankës së nivelit të dytë te “21 dhjetori”.

“Nuk kam lidhje me grabitjen që ndodhi në bankë. Kam bërë disa veprime në bankomat, rastisa aty”, është shprehur ai.  

Zbulohet një "grabitës" i bankës te “21 dhjetori”?

Kamerat e sigurisë kanë mundur të fiksojnë një person, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në grabitje.

Personi në foto duket teksa flet në telefon dhe është i pamaskuar, disa metra larg bankës që u grabit.

Pak orë pas ngjarjes, ditën e djeshme, në rrjet u publikua një video që shfaqte dy persona teksa largoheshin me një motoçikletë përmes rrugicave të zonës.

Të maskuar me shalle dhe kapuçë, dy personat e armatosur ia dolën të largohen, pa u ndaluar nga policia.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy