Franca dërgon automjete të blinduara në Ukrainë

Franca dërgon automjete të blinduara në Ukrainë

‘Franca do të dërgojë sasi të mëdha automjetesh të blinduara në Ukrainë’, tha ministri francez i Mbrojtjes Sebastian Lecornu në një intervistë të botuar të hënën mbrëma.

Për të lëvizur shpejt në zonat nën zjarrin e armikut, ushtarët (ukrainas) kanë nevojë për automjete të blinduara,” tha ministri francez.

Parisi do të “dorëzojë, një sasi të madhe automjetesh të këtij lloji, tha ai.

Lecornou konfirmoi gjithashtu vendosjen e gjashtë raketave me rreze të gjatë CAESAR në Ukrainë.

Këto sisteme 155 mm, të përshtatura për kamionë, kanë një rreze veprimi deri në dyzet kilometra, në varësi të municionit.

Ministri nuk tha se kur do të dorëzohen këto automjete. Lecornu shtoi se Franca po shqyrtonte gjithashtu mundësinë për t'i dorëzuar Ukrainës raketa anti-anije Exocet të prodhuara nga Franca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy