Alkooli shkakton 7 lloje kanceri

Alkooli shkakton 7 lloje kanceri

Lidhja mes alkoolit dhe kancerit njihet prej kohësh. Alkooli është një agjent kancerogjen që mund të bëhet shkak për zhvillimin e 7 llojeve të ndryshme të tumoreve. Ajo që mbetet për t’u zbuluar është mënyra sesi etanoli nxit ndryshimin e ciklit riprodhues të qelizave, duke i hapur rrugë formimit të një mase tumorale.

Një prej dëmeve të alkoolit, sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature”, është ai në nivelin e qelizave staminale të gjakut. Ndryshimi gjenetik që provokohet në këtë nivel bëhet kështu një prej shkaqeve të shfaqjes së tumoreve që lidhen me konsumin e pijeve alkoolike, mes të cilëve edhe ai i gjirit dhe i stomakut.

Alkooli gjithashtu shkakton dëme edhe në nivelin e ADN-së. Ai mund të shtojë nivelin e disa hormoneve, si estrogjeni, të cilat në sasi të mëdha bëhen shkaktare për shfaqjen e kancerit të gjirit dhe vezoreve.

Alkooli bëhet shkak për shfaqjen e cirozës në mëlçi, që më pas mund të shndërrohet në tumor. Edhe më i rrezikshëm është kombinimi alkool-cigare, pasi i pari e lehtëson përthithjen e disa substancave kimike të cigareve në nivelin e gojës dhe grykëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy