I akuzuar për përdhunimin e 30 fëmijëve, dënohet me vdekje pakistanezi

I akuzuar për përdhunimin e 30 fëmijëve, dënohet me vdekje pakistanezi

Pedofili i akuzuar për përdhunimin e 30 fëmijëve është dënuar me vdekje nga gjykata në Pakistan. Shtetasi Sohail Ayaz që punonte në grupin britanik të bamirësisë “Save the children”, gjatë gjykimit pranoi përdhunimin e 30 fëmijëve.

Në përfundim Sohail Ayaz, mori tre dënime me vdekje për krimet e tij në Pakistan. Ai u dënua për pengmarrjen e tre djemve të mitur, intoksikimin e tyre me lëndë narkotike dhe më pas përdhunimin e tyre. “Ai ishte një hallkë malinje në mesin e shoqërisë civile dhe nuk meriton asgjë përveç dënimit më të rëndë. Aktet për të cilat akuzohet janë ç’njerëzore, më keq se të bishës, sepse edhe bisha më e keqe e njeh pafajësinë e këlyshëve të saj. I akuzuari nuk meriton mëshirë dhe as simpati në dënimin me vdekje. Do të varet në litar derisa të vdesë, kur kjo të konfirmohet nga Gjykata e Lartë e Lahore”, tha gjykatësi Jehangir Ali Gondal, ndërsa i jepte dënimin.

Sohail Ayaz, edhe pse ishte dënuar më parë për akte seksuale me fëmijë, kjo organizatë nuk kontrolloi të shkuarën e tij, pasi detyra që ai kishte, supozohej të mos kishte të bënte me fëmijët. Zyrtarët treguan se kishin gjetur materiale të shumta pornografike me fëmijë në kompjuterët e Ayaz, prej të cilave ai kishte përfituar financiarisht, me regjistrimet dhe shitjen e akteve djallëzore.

Në shtëpinë e tij, policia gjeti shumë imazhe të fëmijëve të abuzuar në shtëpinë e tij në Barking, në lindje të Londrës. Pas dënimit, ai u dërgua në Pakistan, ku tashmë vuan dënimin me vdekje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy