
Tetë persona janë arrestuar në Maqedoninë e Veriut, me akuzën se janë përfshirë në planifikimin e një sulmi terrorist.
Siç raportojnë mediat e vendit fqinj, grupi në fjalë kishte planifikuar vrasje dhe sulm ndaj një ndërtese publike për të krijuar pasiguri dhe frikë tek qytetarët.
Aksionin policor ëshë kryer dy ditë më parë në disa vende në Kumanovë dhe Shkup. Grupi në fjalë drejtohej nga 32-vjeçari A.B dhe ndiqte ideologjinë e organizatës terroriste ISIS, ndërsa një nga anëtarët e grupit ishte pjesëtar i ISIS në Siri.
Policia thotë se të gjithë 11 anëtarët e grupit janë në paraburgim, përfshirë themeluesin e grupit terrorist, i arrestuar në gusht.
Në momentin e arrestimit, atyre u janë sekuestruar armë, municion, pajisje ushtarake dhe bomba artizanale.



