Me anë të një postimi të shkurtër, Donald Trump, presidenti i Amerikës, njoftoi se do të kthehen në atdhe deri në Krishtlindje të gjithë trupat që kanë mbetur në Afganistan. Më herët administrata e Amerikës kishte kishte lënë një afat më të vonshëm, por duket se ka qenë vetë presidenti që ka ndërhyrë në këtë drejtim.
Në rrjetin sociale ‘twiter’ Donald Trump shkroi: “Numri i vogël i mbetur i burrave dhe grave tona trime që shërbejnë në Afganistan duhet të jenë në shtëpi deri në Krishtlindje!”.
Trupat amerikanë në Afganistan u vendosën për herë të parë në vitin 2001 si përgjigjje ndaj sulmeve të 11 shtatorit në Neë York dhe Uashington. Kjo është lufta më e gjatë që Amerika ka bërë në një tokë të huaj, shkruan Zëri i Amerikës.
Në shkurt të këtij viti SHBA dhe talebanët arritën një marrëveshje për tërheqjen e të gjitha forcave amerikane nga Afganistani deri nga mesi i vitit 2021 në këmbim të garancive të dhëna nga talebanët për të mos lejuar që grupet terroriste të përdorin tokën afgane për sulme ndaj të tjerëve.



