Rakipi: Rama po përdor mercenarët e opozitës së re për të ndaluar koalicionet

Rakipi: Rama po përdor mercenarët e opozitës së re për të ndaluar koalicionet

Analisti dhe gazetari Ylli Rakipi thotë se kryeministri Rama po përdor opozitën e re për të bërë ndryshimet që i interesojnë atij në sistemin zgjedhor. Në një analizë në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Rakipi tha se deputetët e rinj po bëjnë lojën e Ramës, të cilin e kanë mbështetur me votë herë pas here. 

Mercenarë që mbajtën në pushtet Edi Ramën. Disa i fut Edi Rama dhe bëjnë lojën e ndyrë të tij. Listat e hapura nuk i kërkon opozita. Ai po përdor të ashtuquajturën opozitë parlamentare. Rama po përpiqet të marrë benefitin e madh të tyre. Ç’do të thotë stop koalicioneve? Është e drejtë e të rinjve që duan të hyjnë në politikën shqiptare. Kështu i duhet Edi Ramës dhe merr të gjithë palaçot që kanë hyrë në Parlament dhe duhet të votojnë ata, që të fitojë Edi Rama”, tha ai.

Rakipi tha se qëllimi i ndalimit të koalicioneve është të neutralizohet Ilir Meta dhe partia e tij, e cila kryen funksionin e ndryshimit të ekuilibrave të pushtetit. Për analistin Rakipi, një përpjekje e tillë e Ramës do të thotë prishje e sistemit dhe vetë marrëveshjes së arritur 10 ditë më parë.  

Pra në momentin e fundit ti prish atë që bëre, marrëveshjen me të cilën u mburr Ambasada Amerikane. Tani Edi Rama kërkon me të gjitha mënyrat ta prishë sistemin, duke ndaluar koalicionet. Ilir Meta me partinë e vet ka qenë në rolin e kingmakerit. Fituesi ka qenë ku ka shkuar ai. Në 2017 e mbyllën Ilir Metën në Presidencë. Tani Meta është superkingmaker”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy