Kongoli për TvT: Dy fjalë për pandeminë, Teatrin dhe demokracinë-karikaturë

Kongoli për TvT: Dy fjalë për pandeminë, Teatrin dhe demokracinë-karikaturë

Shkrimtari Fatos Kongoli ka promovuar sot romanin e tij më të ri “Stinë pandemie” të shtëpisë botuese “Toena”. Ndërsa personazhet i merr nga “I humburi” një prej romaneve të tij më të suksesshëm, ngjarjet i vendos 3 dekada më pas, në mars të 2020-s, duke u bazuar në aktualitet. Është pikërisht zhvendosja e banorëve të Bregut të Lumit e deri në Astir, ajo që ka ngacmuar shkrimtarin për subjektin e tij.

Kongoli rrëfen më tej, përjetimin e tij, për atë që e konsideron si ngjarje rrënqethëse në periferinë e Tiranës e prej së cilës u frymëzua për “Stinë Pandemie”.

Më ka ngelur në mendje mënyra se si u shpërngulën ata gjynafqarë nga lagjia e tyre në një mëngjes të ftohtë me shi, në orën 5 të mëngjesit. Policia siç e dhanë dhe televizionet kishte bërë tre rrethime, ku as shtypi nuk hyri dot të shihte se ç’ndodhi me ata gjynahqarë atje. Pra në orën 5 të mëngjesit, policia u sul barbarisht dhe i përzuri nga shtëpitë ata banorë gjynahqarë ku kishte pleq, fëmijë, foshnja. I përzuri me gaz lotësjellës, që është lëndë helmuese luftarake. Dhe unë e kam trajtuar me ironi gjithë këtë ngjarje, për të cilën dikush sipas meje duhet të japë llogari për atë që është bërë me këta njerëz. Se ç’u bë me ta ku janë nuk dihet. Dihet vetëm që është i filmuar dhe faktet janë aty. Kush të dojë të merret me ta, le të merret. Unë këtë e kam quajtur ‘Blitzkrieg’ (Luftë-rrufe naziste. Kishte në themel me taktikat e ushtrisë hitleriane. Aty u përdor ‘blitzkrieg për të përzënë disa gjynafqarë, njerëz të këptur”, thotë ai.

Më tej, ai përshkruan taktin që u ndoq në zonën e Astirit, për të zhvendosur prej andej banorët e kësaj lagjeje.

“Në Astir u ndoq një taktikë tjetër, taktika përça dhe sundo. Qenka shumë e lehtë për autoritetet ta sundojnë këtë popull duke e përçarë. Kjo ndodhi atje”, u shpreh akademiku.  

Në intervistë, Kongoli sqaron këndvështrimin e tij për raportin kulturë-politikë dhe ngjarjen më tronditëse të pandemisë.

Zoti Kongoli, ju folët për indiferencë të përgjithshme për atë që ndodhi nga Bregu i Lumit në Astir, prej kujt e prisnit ju pikësëpari reagimin?

Unë nuk prisja ndonjë reagim, se e di që ky milet nuk reagon. E them këtë edhe përmes personazhit tim, që e lë si tesment. Një testament që mund të jetë edhe i imi e që lidhet me pasigurinë nëse dikush do ta lexojë atë që është shkruar.

Si e shikoni ju raportin politikë-kulturë, veçanërisht në këtë peridhë pandemie?

Sipas meje publiku është i etur për kulturë, dhe  politika e politikanët i kanë ardhur në majë të hundës. Ka mbërritur një kohë, ku sipas meje, klasa politike në vendin tonë është shumë e diskretituar. Kjo pasi përreth 30 vjet pas përmbysjes së diktaturës, ne kishim shpresa të mëdha që ta bënim Shqipërinë si gjithë Europa. Unë vetë kam dalë e kam brohoritur bashkë me qytetarët e tjerë me dy gishtat lart, por këtu në vend të demokracisë me D të madhe që kërkuam ne u krijua një karikaturë e madhe. Kjo karikaturë ka arritur formën e saj më të shëmtuar më të neevritshme prandaj njerëzit janë të mërzitur nuk durojnë më dot.

Cilat ishin ngjarjet që ju tronditën më shumë gjatë pandemisë dhe a i keni bërë pjesë të romanit?

Ato ngjarje që më kanë tronditur unë i kam shkruar, por ka edhe të tjera që nuk më hynin në libër. Si përshembull një ngjarje shumë tronditëse, që nuk është pjesë e këtij libri është shembja e Teatrit Kombëtar. Ata që morën përgjegjësi ta prishnin kanë marrë një përgjegjësi që nuk do t’ju shqitet sa të jenë gjallë. Ti bëj çfarë të duash, mund të ngresh kështjella aty po të duash, por ajo nuk harrohet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy