Një 31-vjeçare ka mbetur e vdekur, pasi makina me të cilën ajo udhëtonte ra në një kanal. Policia bën me dije se mjeti tip “Volksëagen Pasat” drejtuar nga 40 vjeçari Resat Mehmeti, ka dalë nga rruga e për pasojë ka përfunduar në kanalin që vjen nga Bishqemi për në Kavajë.
Për pasojë, ka gjetur vdekjen shtetasja Pranvera Mehmeti, 31 vjeçe banuese në Peqin, motra e drejtuesit të mjetit, ndërsa ka mbetur e plagosur shtetasja N.D., 51 vjeçe, banuese në Maqedoni, tezja e drejtuesit të mjetit, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Kurse dy fëmijë dhe një 21-vjeçare mbetën gjithashu të plagosur.



