
Organizata e Kombeve të Bashkuara është informuar nga ushtria izraelite për një urdhër për të “zhvendosur” rreth 1.1 milion banorë nga Rripi verior i Gazës në jug brenda 24 orëve.
Kështu tha zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB për AFP, Stephane Dujarric, duke kërkuar që ky urdhër të anulohet.
Mbrëmë zyrtarët e OKB-së në Gaza u informuan nga oficerët e tyre ndërlidhës ushtarakë izraelitë se e gjithë popullsia në veri të Wadi Gazës do të zhvendosej në jug brenda 24 orëve.
Sipas Dujarric, një evakuim i këtyre përmasave është i pamundur pa shkaktuar pasoja shkatërruese humanitare.



