Vrasja në Nikël të Fushë Krujës, arrestohet autori i dyshuar

Vrasja në Nikël të Fushë Krujës, arrestohet autori i dyshuar

Arrestohet autori i dyshuar i krimit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nikël të Fushë Krujës.

 

33-vjeçari Eduart Afmataj është vënë në pranga si autor i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit Artur Çangu në Nikël, pak pas mesditës së sotme, në një banesë të braktisur në fshatin Verjon.

 

Nga hetimet paraprake dyshohet se mes viktimës dhe autorit kishte prej rreth dy vitesh konflikte të vazhdueshme, kryesisht për çështje pronësie.

 

Krimi ndodhi mbrëmjen e së premtes, kur Çangu kishte shkuar në banesën e prindërve të tij dhe kishte parkuar automjetin pranë saj. 

 

Ky veprim solli reagimin e menjëhershëm të Afmatajt, i cili doli nga shtëpia dhe nisi një debat me 41-vjeçarin, duke pretenduar se makina i kishte bllokuar rrugën.

 

Debati është përshkallëzuar në përplasje fizike dhe në një moment, autori i dyshuar ka marrë një armë gjahu tip çifte, me të cilën qëlloi për vdekje Çangun.

 

Pas kryerjes së krimit, Afmataj e njoftoi vetë policinë dhe më pas u largua nga vendngjarja, për tu kapur vetëm ditën e sotme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy