Vullkani Ruang në Indonezisë shpërtheu vrullshëm llavë gjatë natës teksa zbardhte e marta.
Shpërthimi i fundit i Ruang bëri që autoritetet të mbyllnin aeroportin ndërkombëtar Sam Ratulangi në kryeqytetin provincial të Manados, më shumë se 100 kilometra larg vullkanit, sipas një njoftimi nga ofruesi shtetëror i kontrollit të trafikut ajror AirNav Indonesia.
Në njoftim thuhej se aeroporti po mbyllej për shkak të “hirit vullkanik Ruang”.
Qendra e vendit për Vullkanologjinë dhe Zbutjen e Rrezikut Gjeologjik (PVMBG) ngriti gjendjen e alarmit në nivelin më të lartë pas shpërthimit, duke u kërkuar banorëve që të mos i afrohen vullkanit.



