
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dalur sot një konferencë për media për të folur rreth borxhit publik në Shqipëri.
Për kreun e shtetit, rritja e borxhit mund të çojë në krizë të financave publike.
“Objektivi kryesor i politikës ekonomike duhet të jetë kthimi sa më i parë i raportit të borxhit ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto në një rrugë kthese përndryshe niveli i borxhit do të shkaktojë një krizë serioze duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e financave publike
Ligji i buxhetit nuk bëri transparent nivelin e borxhit. Ministria e Financave raportoi se stoku i borxhit është 80 % për 2021, ndërsa FMN e vlerësoi 80.6
Në parashikimet e reja MF raporton se borxhi ka arritur në 80.1, por kjo nuk pasqyron nivelin real të tij.
KLSH raporton se stoku i borxhit paraqitet i nënvlerësuar. Në llogaritjen e stokut të borxhit do të duhet të përfshiheshin detyrimet e prapambetura, rimbursimi i plotë i TVSh, vendimet e gjykatave kombëtare si dhe detyrimet e tjera
Vlera reale e borxhit publik në fund të 2021 mund të përllogaritur më shumë se 84%
Në këtë nivel të stokut nuk janë përfshirë çështjet në shqyrtim të gjykatave ndërkombëtare, që janë shumë të tilla.
Risku në rritje i PPP-ve, të garancive shtetërore, risku i normave të interesit.
Projektet e PPP i kanë lejuar qeverisë të marrë investime të reja klienteliste të paktën në afat të shkurtë.
Vlera totale e projekteve PPP në vitin 2022 do arrijë në mbi 45% të PBB”.
Ai bëri me dije gjithashtu se ka rritje dramatike të korrupsionit dhe kapjes së shtetit.
“Borxhi bruto i qeverisë është treguesi kryesor që përdoret gjatë analizës. Shqipëria ka nivelin më të lartë publik në rajonin tonë, pas Malit të Zi. Këto 8 vite është rritur me 53%, ndërsa premtimi në vitin 2013 ishte për ta ulur. Projektet e Partneritetit Publik Privat i kanë lejuar qeverisë të ndërmarrë investime të reja klienteliste, me një rritje të menjëhershme të borxhit.
Angazhimet financiare do të ndikojnë në qëndrueshmërinë e financave publike, duke shtuar rreziqet fiskale. Maturimi i borxhit, raportet e borxhit të jashtëm, marrëdhëniet mes borxhit dhe të ardhurave tatimore, janë tregues shumë të rëndësishëm për të vlerësuar qëndrueshmërinë e borxhit”.
Meta gjithashtu në fjalën e tij është ndalur dhe tek “sulmet kibernetike të raportuara nga disa media online”.
“Solidarizohem me shqetësimin serioz të komunitetit të gazetarëve të pavarur, vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe dënoj me ashpërsi sulmet kibernetike dhe presionet e gjithanshme ndaj disa mediave online kritike me Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës”, deklaroi ai.



