“Komisioni me Beqajn, teatër!”/ Kalemaj: PD s’mund të shkojë nga rruga radikale drejt paktit, duhet qëndrueshmëri morale (VIDEO)

“Komisioni me Beqajn, teatër!”/ Kalemaj: PD s’mund të shkojë nga rruga radikale drejt paktit, duhet qëndrueshmëri morale (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj tha në MCN Live se opozitës i duhet qëndrueshmëri morale në raport me aksionet e saj, duke theksuar se nuk mund të shkohet nga rruga radikale drejt një pakti me mazhorancën për çështje që i interesojnë si vota e emigrantëve. Kalemaj e konsideron teatër komisionin hetimor ku është thirrur Beqaj, duke shtuar se po mundohet të kapitalizohet nga të dy palët. 

Qytetarët mendojnë që situata në shëndetësi është dramatike, sterilizimi dhe check up-i janë çështje kardianle, dhe s’ka një akuzë për korrupsion, por për shpërdorim detyre. Z.Beqaj s’është sot në burg për këtë çështje, por është për një çështje banale. Kjo është qesharake. Thelbi i debatit është a ka dëm financiar, a kemi korrupsion apo jo, si është situata te Onkologjiku, me barnat, me shëndetësinë në përgjithësi. Pse Shqipëria nuk ka një spital të saktë ku njerëzit të marrin shërbimin që meritojnë.

Edhe ata që ikin në Gjermani, qoftë mjekët, qoftë kategoritë e tjera, ikin për shkak të aksesit në një shërbim shëndetësor normal. Qytetarët presin të diskutohet për këto çështje, pse shëndetësia dhe arsimit marrin gjysmën e asaj që është premtuar, 2,4, 2,5, ndërkohë që është premtuar 5 për qind e GDP-së. Barnat, cilësia e tyre, është shumë e rëndësishme. Ka dy realitete paralele. Kjo që po bëhet me Beqajn është një teatër, që po mundohen ta kapitalizojnë të dy palët. U diskutua për borxhin grek, dhe s’kanë ndenjur kaq gjatë brenda një salle, seç kane ndenjur deputetët në komision për çështjen Beqaj. Duhet power point, s’duhet power point, pse ky është debati? Duhet debat substancial. 

Nëse situata është kaq e poralizuar, kaq e radikalizuar, sa shkohet deri në Strasburg, atëherë pse brenda ditës dhe natës takohen opozita dhe mazhoranca dhe bien dakord për ndryshimet në kodin ligjor. Çfarë do të ndodhë nëse në muajit që vijnë opozita dhe mazhoranca ulen sërish bashkë dhe bien dakord për instrumentet që do lehtësojnë votën e emigrantëve. Ne presim deri në 6 dhjetor nga Presidenti datën e dekretimit të zgjedhjeve. Shumë e rëndësishme që opozita të ruajë konstitencën morale, nëse ndjek rrugën radikale, s’mund të shkosh me skuthllëk edhe të bësh pakt për atë gjë që të intereson me mazhorancën. Duhet qëndrueshmëri dhe fibër morale”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy