Hetimi i SPAK dhe pastrimi i parave në ndërtim/ Meksi: Institucionet shtetërore nuk kanë funksionuar (VIDEO)

Hetimi i SPAK dhe pastrimi i parave në ndërtim/ Meksi: Institucionet shtetërore nuk kanë funksionuar (VIDEO)

Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, për hetimin e SPAK lidhur me pastrimin e parave në ndërtim thotë se hallkat e institucioneve shtetërore nuk kanë funksionuar.

 

Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se aktori kryesor i gjithë kësaj historie quhet SPAK.

 

Sipas tij, entet e prekura nga dosjet me kulla, janë Kadastra, Ministria e Drejtësisë, Dhoma e Noterëve dhe Autoriteti i Inteligjencës Financiare, të cilët deri më sot nuk kanë ngritur ndonjë alert për ndonjë rast të parave të pista. 

 

Në vitin e 36-të të tranzicionit kjo histori pritej. Për shumë kohë ka qenë një mish mash. Niveli i kreditimit ishte shumë i ulët, biseda mbi burimin e parave qoftë në financimin. 

 

Gjithë ky treg në gjithë këtë mori normash dhe mungese të keshit. Se nëse do kishte para në banka dhe kreditim nuk do ishim në këtë situatë. Nuk shoh arsye që biznesmenët të merrnin para krimi, se nuk janë para pa kosto as në të zezë. 

 

Fakti që duhet ta kthesh, fakti që ke të bësh me persona që përmenden në chate, bëhesh pis. Aktori kryesor i gjithë kësaj historie quhet SPAK. Tashmë janë shumë kulla të parashikuara në Tiranë për t bërë dhe ndjekja e secilës prej tyre është histori më vete. 

 

Rasti i zotit Shtufi dhe Sota, nis me biseda nga Sky EncroChat, duhen analizuar me kujdes të gjitha aktet ligjore, për të kuptuar ku është shkelja. 

 

Bisedat në aplikacione se transaksionet nuk përkojnë në formë ligjore, puna në këtë drejtim është më e thjeshtë. Entet e prekura nga dosjet me kulla, janë Kadastra, Ministria e Drejtësisë, Dhoma e Noterëve që duhet të rrisin presionin dhe jo të bëhen grup në këtë kartel të pastër dhe bëhen grup. Deri më sot Dhoma e Noterisë nuk ka denoncuar ndonjë rast të dyshimtë.

 

Publiku nuk duhet të dijë as kush janë noterët e gjetur në shkelje, pavarësisht kërkesës së MCN TV. Pjesa tjetër është Kadastra, ku mund të shihen shumë të dhëna dhe për të vërtetuar transaksionet e dyshimta. 

 

Tjetra është Autoriteti i Inteligjencës Financiare, e cila deri më sot nuk dimë të ketë kapur ndonjë rast të parave të pista. Këto institucione shtetërore nuk kanë funksionuar dhe nuk kanë bërë asnjë alert të vetëm. Këto para kanë shkuar në tek sektor që është ndërtimi dhe kanë dëmtuar tregun ekonomik. Biznesmenët e dinë mirë çfarë rrezikojnë. 

 

Zoti Sota del me akuzën e nakrotrafikantit, nuk është akuzë e vogël. Rrezikon 7-15 vite burg. Është porositës i drejtpërdrejtë i lëndës së parë. Është diçka që ka habitur shumëkënd, përfshi dhe mua. 

 

Zoti Shtufi nuk akuzohet për të njëjtën gjë si zoti Sota. Kemi aktorë të rinj emrat e të cilëve i kishim dëgjuar më parë, por edhe emra befasues, që nuk i kishim dëgjuar më parë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy