Këngëtarja e muzikës popullore dhe polifonisë Teuta Skrapari, tregon jetën e saj mes dy zhanreve.
Në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo rrëfeu se fillimet e saj kanë qenë me polifoni që 5 vjeç, pa u ndalur më tej.
Që në shkollë kam kënduar, më pas kam marrë pjesë në festivalet e fëmijëve. Ndërkohë jam marrë me këngën dhe me fëmijët. Unë polifoninë e pëlqej, por këngët e muzikës popullore kam zemrën.
Klipi im i parë ka qenë në vitin 2019. Unë jam bërë shumë e re nënë, në moshën 19 vjeç. Jam shumë e kënaqur, kam katër fëmijë si drita. Unë kam ndenjur 20 vite dhe pas 20 vitesh, kam bërë një djalë të vogël.
Dhjetë vite i jam dedikuar rritjes së fëmijëve, kam kënduar në ambiente familjare, por jo me klipe. Nuk e kam parë asnjëherë pjesën e fitimit nga muzika.
Aktualisht kam gati dy kolazhe dhe do i bëj me klipe. Megjithatë unë jam më shumë te live, këndoj live.



