Ngordhja e pulave/ Sulaj: Masë emergjente asgjësimi i tyre, në të kundërtën përhapje në vatra të tjera (VIDEO)

Ngordhja e pulave/ Sulaj: Masë emergjente asgjësimi i tyre, në të kundërtën përhapje në vatra të tjera (VIDEO)

Zyrtarisht në vend është konfirmuar rasti i parë i gripit të pulave, Edhe pse fillimisht është veçuar si rast i izoluar në Durrës, situata paraqitet me rrezikshmëri të lartë.

Dr. Kapllan Sulaj, dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit pranë Universiteti Bujqësor në Tiranë, tha për edicionin e “MCN live”, se tashmë pas identifikimit të problemit, duhet të punohet për asgjësimin e tyre.

Sipas tij, duhet të gjenden forma për asgjësimin e tyre, sepse në të kundërtën do të ketë përhapje edhe më tej, me rrezik edhe për shëndetin e njerëzve që konsumojnë produktet e pulës.

Tashmë jemi para një fakti zyrtar, se kemi shpërthim të grupit të shpendëve në Durrës. Pas këtij lajmi, kërkohet që të izolohet e gjithë zona në një distancë prej 2-3 km, dhe të grumbullohen të gjitha shpendët të këtë zonë dhe të bëhet asgjësimi i tyre. Për momentin raste kemi në Durrës, nëse ka raste të tjera më ngordhje masive, mbetet për tu kontrolluar, deri tani nuk janë shfaqur klinika të ngjashme.

Kërkohet masë urgjentë asgjësimi i karkasave dhe produkteve të shpendëve, të merren masa të përshpejtuara.

Ka një konflikt mes hapave qe duhet të merren nga shërbimi veterinar dhe ai i mjedisit, autoritetet duhet të gjejnë një zgjidhje të menjëhershme, sepse jemi mes dy rreziqeve që mëdha, duhet të pranojnë rrezikun e ndotjes së ambientit, s’kemi rrugë tjetër. Zgjidhja më e mirë do ishte të digjeshin ato pula në kremtoriume, por janë të kushtueshme dhe ne nuk i posedojmë, porse duhet gjetur zgjidhja e menjëhershme për asgjësimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy