Profesorët e gazetarisë i bëjnë thirrje "New York Times" të rishikojë raportimin e 7 tetorit

Profesorët e gazetarisë i bëjnë thirrje "New York Times" të rishikojë raportimin e 7 tetorit

59 profesorë të Gazetarisë nga universitetet më të rëndësishme amerikane i kanë bërë thirrje “New York Times” të adresojë disa shqetësime lidhje me një raportim që përshkruante një “model të dhunës me bazë gjinore” në sulmet e 7 tetorit në Izrael.

Profesorët thanë se ndjenin nevojën për t'u drejtuar me një letër gazetës pasi hasën shqetësime bindëse që sfidonin integritetin e lajmit.

“Drjetuesit editorial të Times duket se i ka hedhur poshtë në masë të madhe këto raporte dhe qëndron e heshtur për pyetjet e rëndësishme dhe shqetësuese të ngritura në lidhje me raportimin dhe proceset editoriale të saj”, shkruan ata në letër, një kopje e së cilës u sigurua dhe u postua në internet nga Washington Post.

“Ne besojmë se ky mosveprim jo vetëm që po dëmton vetë The Times, por gjithashtu rrezikon në mënyrë aktive gazetarët, duke përfshirë reporterët amerikanë që punojnë në zonat e konfliktit si dhe gazetarët palestinezë (nga të cilët, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve vlerëson, rreth 100 janë vrarë në këtë konflikt deri më tani),” thanë profesorët.

Një zëdhënëse për Times tha se gazeta "ka rishikuar punën që është bërë në këtë pjesë të gazetarisë dhe [ne] jemi të kënaqur që ajo përmbushi standardet tona editoriale", raportoi Post.

Kujtojmë që Times publikoi një artikull me titull: “Britma pa fjal: Dhuna seksuale më 7 tetor”. Të afërmit e një gruaje të vrarë në sulm, historia e së cilës u bë fokusi qendror i raportit të Times, hodhën dyshime mbi raportimet që sugjeronin se ajo ishte përdhunuar, ndërsa kritikë të tjerë vunë në dukje mospërputhjet në rrëfimet e ndryshme të ofruara nga një dëshmitar okular i cituar në histori.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy