Elita ruse tërheq 50 miliardë dollarë asete nga Europa

Elita ruse tërheq 50 miliardë dollarë asete nga Europa

Miliarderët rusë, të prekur nga sanksionet ndërkombëtare dhe të nënshtruar presionit të Presidentit rus Vladimir Putin për të riatdhesuar pasurinë e tyre, kanë tërhequr asete me vlerë dhjetëra miliarda dollarë nga Europa pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.

Një lajm i tillë raportohet nga Bloomberg. Muajin e kaluar, aksionerët e United Medical Group CY dhe MD Medical Group Investments, të kontrolluar nga manjatët Igor Shilov dhe Mark Kurtser, miratuan transferimin e kompanive nga Qipro në Rusi.

Të pasurit e Rusisë po transferojnë fondet e tyre nga vende si Qiproja, Zvicra ose ishulli i Jersey në Mbretërinë e Bashkuar përsëri në Rusi ose në vende që Moska i konsideron miqësore, si Kazakistani ose Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të parët që ndërmorën këtë hap ishin miliarderi i plehrave, Andrey Guryev dhe manjati i çelikut Victor Rashnikov, të ndjekur nga Igor Altushkin, Igor Shilov, Mark Kurtser dhe të tjerë.

Ndërsa elita ruse tradicionalisht ka preferuar të ruajë asetet në Europë, opsionet e tyre po zvogëlohen pasi shumë prej tyre e gjejnë veten në listat e sanksioneve perëndimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy