Spaho: Qeveria të ndihmojë qytetarët, të lërë propagandën. Ahmetaj: Nëse lufta vazhdon, do ketë paketë të dytë

Spaho: Qeveria të ndihmojë qytetarët, të lërë propagandën. Ahmetaj: Nëse lufta vazhdon, do ketë paketë të dytë

Debatet kanë hapur seancën e sotme parlamentare. Partia Demokratike dhe deputetët e Komisionit të Rithemelimit, kanë kërkuar interpeleancë dhe mocion me debat  me kryeministrin Edi Rama për situatën ekonomike, por kjo nuk është futur në rendin e ditës.

Deputeti demokrat, Edmond Spaho është ndalur gjatë fjalës së tij në Kuvend te rritja e çmimeve. Ai thotë se rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e një qeverie të pa përgjegjshme, ndërsa shton se duhet marrë masa për të parandaluar këtë krizë. Sipas Spaho, një nga masat më imediate duhet të ishte heqja e akcizës mbi naftën, praktikë kjo e ndjekur edhe nga vendet e tjera në Rajon.

Ministrja ju thotë mos blini bukë me makinë. Kryeministri thotë çmimi do vazhdojë të rritet. E sfidon popullin. Dhe qershia mbi tortë thotë ministrja se e kam në dorë të lëviz me makinë, ju lëvizni në këmbë thotë. Këto janë këshillat që japin qeveritarët. Turp t’i vijë kryeministrit se Ukraina është në luftë dhe çmimet nuk rriten. Se nuk ka shtet këtu. Turp t’i vijë kryeministrit ku familjarët e ministrave bëjnë tregti me rusët. Turp t’i vijë se për 10 vjet s’ka rritur pensionet. Mashtron qytetarët me fatura. Përse protestojnë shqiptarët? Sepse janë vendi me rroga të ulëta dhe e vetmja alternativë është emigracioni. Protestojnë sepse qeveria nuk është në krah të tyre, por monopoleve. Monopolet drejtojnë Shqipërinë sot. Çmimet janë ngritur e do të ngrihen. Nga 2010 janë shtuar dhe 300 lekë taksa.

Nga ana e tij zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga salla e Kuvendit ka deklaruar se qeveria mund të bëjë një paketë të dytë dhe të tretë të rezistencës sociale. Ahmetaj ka nënvizuar se 3 momentet më të vështira të qeverisjes sipas tij janë tërmeti, pandemia dhe lufta në Ukrainë.

Ahmetaj deklaroi se qeveria po bën diçka që nuk e ka bërë asnjë qeveri në Europë duke mos rritur koston e faturës së energjisë elektrike. Teksa tha se Kaskada është mirëmenaxhuar, shtoi se duhet të blihet energji pasi nuk ka rënë shi.

Një qeveri e dikurshme ka vrarë qytetarë në protesta. Qeveria e sotme në mandatin e parë që në momentet e para u tërhoq nga një marrëveshje me partnerët strategjikë për pseudo armët kimike. Cila ishte dhe është përgjigja e qeverisë 3 ose 4 vitet e fundit. Kujtoj 3 momentet e vështira që po kalojmë. Tërmetin. Ka qenë legjitim dyshimi nëse qeveria do përgjigjej. Ja ku jemi sot, të gjitha familjet po kthehen në shtëpi. Po pandemia! E mbani mend.  Pjesa tjetër lufta. Ne nuk jemi në kufijtë e luftës fizike. Fati i madh që jemi këtu ku jemi dhe jemi vend i NATOs. Por lufta ka ardhur në shtëpitë tona me të gjitha ato që ka ndodhur me ekonomitë. 

Nuk e dimë kur mbaron lufta. Është rritur çmimi i miellit. Kjo është paketa më e madhe a e dini ça do të thotë kjo. Do vazhdojmë nëse do ketë nevojë. Vetëm energjia ka vend për të bërë këtë që bën qeveria shqiptare. Ça po bën bordi  i administrimit të naftës. Po bën  transparencë. Paketa është 5.2 miliardë për të mbajtur aq sa mundet qeveria se populli normalisht që ka nevojë më shumë. Vendi me taksat më të ulëta. S’ka biznesi i vogël taksa. Më shumë se gjysmë milion qytetarë që përfitojmë. Kjo është qeveria Rama. Iu referove turp kryeministri, për ça? Pse u drejtohet qytetarëve me modesti, duke thënë se është vendi i vetëm që proteston.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy