Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia do t’i japë fund të gjitha lidhjeve me Izraelin.
“Qeveria e Republikës së Turqisë nuk do të mbajë apo zhvillojë marrëdhënie me Izraelin”, tha ai, raporton Anadolu, pasi Ankaraja njoftoi në muajin maj se po bllokonte marrëdhëniet tregtare me shtetin hebre për shkak të sulmeve izraelite në Gaza.
Turqia është padyshim kombi që ka reaguar më ashpër ndaj mizorive izraelite, duke përfshirë masa konkrete si ndërprerja e tregtisë.
Për sa kohë që dërgimi i armëve të vazhdojë, Izraeli do të jetë edhe më agresiv.



